Të dielën, reperi i mirënjohur gjerman Sido mbajti një koncert jo të zakonshëm.
Derisa gjatë karrierës së tij ka mbajtur shumë koncerte para mijëra të pranishmëve, të cilët kishin qëndruar në këmbë duke shijuar muzikën e tij, këtë herë ai u paraqit para një publiku më ndryshe.
Fansat kishin mbërritur me vetura, vetëm dy persona ishin lejuar në një veturë, dhe nga aty kanë përcjell koncertin e këngëtarit Sido.
Është raportuar se të pranishëm kanë qenë rreth 500 vetura, që i bie rreth 1000 fansa.
Ky koncert i pazakontë u mbajt në Dusseldorf, derisa masat e izolimit kundër koronavirusit vazhdojnë të jenë në fuqi, edhe pse nga dita në ditë po bëhen lehtësime.