Ministër i Shëndetësisë në Kosovë nga sot është mjeku shqiptaro-amerikan Rifat Latifi.
Ai është prezantuar sot gjatë një konference për gazetarë bashkë me Kryeministrin Albin Kurti.
“Unë premtoj se ekipi im dhe unë do të angazhohemi me gjithë qenien që në mënyrë afatgjate të ngrisim standardet mjekësore, duke ngritur edukimin dhe trajnimin e të gjithë specializimeve si dhe ngritjen e aftësive të kapaciteteve njerëzore për hulumtime shkencore në shkencat mjekësore, sikur për mjekët ashtu edhe për infermierët dhe të gjithë punëtorët tjerë shëndetësorë,” ka thënë ndër të tjera Latifi të martën.
Siç transmeton Gazeta Express, Latifi ka mbaruar studimet për mjekësi në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës.
Profesor Latifi është mjek dhe profesor i njohur në nivelin ndërkombëtar. Gjatë karrierës së tij ai ka punuar në universitete dhe qendra spitalore me emër në Amerikë, si Texas, Filadelfia, New York, Doha.