Rihanna ka zbuluar se me kë është duke punuar në krijimin e albumit të saj të ri.
Këngëtarja pritet që gjatë vitit të lëshojë albumin e ri, që do të jetë i pari që nga ‘Anti’ i vitit 2016.
Duke folur për The Cut, kur është pyetur se ku do ta kaloj Ditën e Shën Valentinit, këngëtarja është përgjigjur:
“Do të jem në studio. Jam vërtetë e emocionuar. Nuk mund të tregoj me kë jam duke punuar, por është dikush me të cilin ka kohë që dua të punoj.”
Më pas, kur është shtyrë të zbuloj emrin, Rihanna ka shtuar: “Mirë, do t’ju tregoj. [Është] Pharrell.”