Rishi Sunak do të zgjedhet Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar pasi fitoi garën për të drejtuar Partinë Konservative.
Zyra kryeministrore britanike ka njoftuar se Sunak do jetë zyrtarisht Kryeministër i vendit kur të martën të zhvilloj një takim me Mbretin Charles dhe më pas të mbajë fjalimin rreth mesditës.
Sunak do të jetë Kryeministri i parë aziatik i Britanisë dhe në moshën 42 vjeçare do të jetë lideri më i ri për më shumë se dy shekuj që merr këtë detyrë.
Ai do të pasojë kryeministren Liz Truss, e cila dha dorëheqjen javën e kaluar pasi qëndroi vetëm 44 ditë në detyrë.