Roberta Metsola, një politikane kristiandemokrate nga Malta, u zgjodh sot në detyrën e Presidentes së Parlamentit Evropian.

Me një mandat prej 2 vitesh e gjysmë, ajo do të zëvendësojë në këtë post David Sassoli, i cili ndërroi jetë javën e kaluar.

“Ndihem e nderuar nga kjo përgjegjësi që po më besoni. U premtoj se do të bëj çmos që në emër të këtij Parlamenti të punoj për të mirën e të gjithë qytetarëve të Bashkimit Evropian”, tha Metsola.

Metsola ishte kandidatja e vetme e grupit më të madh të parlamentit. Ajo mori 458 vota nga 616 gjithsej. Prej 11 janarit, pas vdekjes së zoti Sassoli ajo ishte presidente në detyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *