Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shpërndarë postimin e shefes së re të diplomacisë evropiane, Kaja Kallas ku tregon për takimin me kryeministrin Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
![](https://independentmedianetwork.net/wp-content/uploads/2024/12/1000005734-537x1024.jpg)
“Pikërisht. Ashtu siç ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz në vitin 2022 gjatë vizitës së tij në rajon: Vetëm ata kandidatë që njohin njëri-tjetrin mund të anëtarësohen në BE”, ka shkruar ambasadori gjerman.
![](https://independentmedianetwork.net/wp-content/uploads/2024/12/1000005733-999x1024.jpg)
Këtë Rohde e tha pasi Kallas shkroi në “X”, se rruga e vetme për anëtarësim në BE është normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, në bazë të marrëveshjes së Ohrit, njofton Klankosova.tv.(klankosova.tv)