Gjatë vitit 2020 në Kosovë janë sekuestruar dhe konfiskuar asete në vlerë rreth 1.6 milion euro.
Që nga themelimi i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar, janë afërsisht 40 milionë euro vlerë e pasurisë së administruar nga kjo agjenci.
Ardian Bajraktari, ushtrues i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, tha për Radion Evropa e Lirë se veç aseteve që janë në depon e agjencisë, ka edhe shtëpi e banesa të cilat janë të sekuestruara edhe konfiskuara, e që janë nën mbikëqyrjen e agjencisë, por edhe një sasi e arit e cila ruhet nga Banka Qendrore.