Pas rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe të naftës, gjatë ditës së enjte janë mbajtur disa protesta në disa qytete të Shqipërisë.
Dhjetëra qytetarë të qytetit te Kukësit protestuan duke kërkuar uljen çmimeve të cilat kanë pësuar rritje ditëve të fundit si dhe kanë kërkuar rritjen e pagave për të përballuar jetesën.
Siç transmeton ABCNews, dhjetëra protestues janë shoqëruar në polici për bllokimin e rrugës në Durrës, pasi protestuan për rritjen e çmimeve të karburantit dhe produkteve ushqimore.
Protesta kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe produkteve ushqimore pati edhe në Tiranë, Durrës, Milot, Shkodër dhe Sarandë.
Ndërkohë më herët kryeministri i vendit, Edi Rama, ju është përgjigjur qytetarëve pas shqetësimeve të shumta që sollën rritjet e çmimeve të naftës dhe produkteve, çka sollën edhe protesta në të gjithë vendin gjatë ditës së enjte.
Rama në një përgjigje të dhënë qytetarit sqaroi deklaratën e tij ku bënte thirrje për të lëvizur në këmbë.
Ai tha se sot jemi në një situatë lufte dhe të gjithë duhet të kursejmë.
“Ju thashë ecni në këmbë jo se dua unë por për të kursyer, pasi jemi në luftë, do vijë momenti që nuk do ketë energji as naftë edhe po të duam ne ta blejmë. Duhet të përgatitemi për të gjitha se lufta nuk vjen për të mira por për të sjellë dhimbje. Kjo që ndodh sot është pasojë e asaj lufte”, u shpreh Rama, transmeton ABCNews.