Java e ardhshme është vendimtare për të shpëtuar ekonominë e vendit, thotë Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Berat Rukiqi ka kujtuar se nuk janë implementuar në tërësi masat për përkrahjen e biznesit gjatë tërë kohës prej kur pandemia nisi përhapjen gjatë muajit mars në Kosovë.
“Java tjetër është vendimtare për të shpetuar ekonominë. Rishikimi i buxhetit është shpresa e fundit për mijëra e mijëra punëtorë dhe ndërmarrje të sektorit privat”, ka shkruar Rukiqi.