Gjendja ekonomike në Kosovë do ta pësoj nga përhapja e pandemisë së koronavirusit, duke ndikuar në rënien e remitencave dhe investimeve.
Sipas Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, do të duhet kohë derisa ekonomia të filloj të rimëkëmbet.
“Remitencat edhe në vlerën që janë transferuar nga jashtë dhe që janë shpenzuar si turizmi i diasporës gjatë verës dhe dimrit do të ulen në mënyrë drastike dhe do të ndikojë jashtëzakonisht negativisht, sidomos në indikatorin e konsumit”.
“Kjo do të ketë efekte negative në rritjen ekonomike të vendit. Stabilizimi do të arrihet në fund të viti 2021, deri atëherë ne duhet të shohim alterantiva tjera që ta mbajmë ekonominë gjallë” ka thënë Rukiqi në një intervistë për Ekonomia Online.
Ndërkohë, Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, mendon se viti 2020 do të karakterizohet me rënie të madhe ekonomike. Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të fokusohet menjëherë në shpëtimin e ekonomisë.