Rusia ka shtuar disa shtete të tjera në listën e saj që i konsideron “jomiqësore” pas qëndrimeve dhe verpimeve që ato kanë ndërmarrë karshi luftës në Ukrainë.
“Qeveria ka përditësuar listën e shteteve të huaja që kryejnë veprime jomiqësore kundër misioneve diplomatike dhe konsullore ruse jashtë vendit. Lista tani përfshin gjithashtu Greqinë, Danimarkën, Sllovakinë, Slloveninë dhe Kroacinë,” thuhet në një deklaratë të publikuar na agjencia TASS, transmeton AbcNews.
Dokumenti parashikon kufizimin e mundësisë (deri në ndalimin e plotë) për vendet e tilla për të punësuar punonjës rusë për ambasadat e tyre, konsullatat dhe zyrat përfaqësuese të agjencive qeveritare.
Më herët, në maj 2021, u vendosën kufizime ndaj misioneve diplomatike amerikane dhe çeke. Lista e miratuar nga qeveria nuk është përfundimtare dhe mund të zgjatet sipas autoriteve ruse.
Më herët, Rusia kishte futur edhe Shqipërinë në listën e vendeve jomiqësore.