Rrjeti regjional i gazetarëve të pavarur SafeJournalists njoftoi sot se gazetarët dhe mediat në Republika Srpska në kohët e fundit kanë qenë cak i llojeve të ndryshme të sulmeve dhe presioneve, të cilat i dënoi si të papranueshme.

Rrjeti, i cili përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, kërkoi që policia të hetojë urgjentisht rastet e dëmtimit të makinave të gazetarëve të mediave të Banja Llukës, Buka dhe EuroBlic, Aleksandar Trifunoviq dhe Nikola Moraça, shkruan Danas, përcjell Klan Kosova.

Makinat e Trifunoviqit dhe Moraçës u gërvishtën nga vandalët të enjten, një ditë pasi Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik në një konferencë për shtyp komentoi “në mënyrë të papërshtatshme” luftën e gazetarëve kundër kriminalizimit të shpifjes dhe projekt-amendamenteve në Kodin Penal të Republika Srpska, sipas së cilës qytetarët dhe gazetarët do të dënoheshin për shpifje me një gjobë deri në 50,000, sipas rrjetit.

Përveç fjalëve të pahijshme me gazetarët, Dodik njoftoi edhe masa rigoroze ndaj sektorit joqeveritar dhe shoqatave të financuara nga fondet e donatorëve, duke thënë se “në ligjin e saj, SHBA i quan organizatat e huaja joqeveritare ose ato të financuara nga të huajt agjentë të huaj në territorin e SHBA-së” dhe se Republika Srpska do të përvetësojë të njëjtën terminologji.

Rrjeti Safe Journalists thekson se Moraça së fundi është marrë në pyetje nga policia dhe se i është marrë celulari, pasi që ai nuk ka pranuar të përmendë burimin e informacionit dhe shton se Dodik “nuk ka munguar ta trajtojë këtë çështje”. Të mërkurën, duke thënë se “ka të dhëna” se vetë gazetarët kanë dëmtuar automjetet e tyre.

Shoqata e Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovineës vlerësoi se dëmtimi i pronës së dy gazetarëve ishte “pasojë e drejtpërdrejtë e mesazheve që Dodik i dërgon publikut prej ditësh”. Dodik vë në shënjestër gazetarët “të papërshtatshëm” që luftojnë kundër kriminalizimit të shpifjes, i etiketon “armiq të sistemit” dhe është vetëm çështje kohe kur disa nga ata gazetarë do të sulmohen fizikisht sepse presidenti i Republika Srpska i ka vënë në shënjestër, sipas Shoqatës së Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Gazetarët deklarojnë se presin që Dodik dhe të gjithë zyrtarët e tjerë shtetërorë “të ndalojnë ta shtypin lirinë e medias në Republika Srpska dhe të drejtojnë gishtin drejt gazetarëve, sepse në këtë mënyrë rrezikohet siguria e gazetarëve dhe familjeve të tyre”, transmeton Klan Kosova.

Rrjeti njoftoi se për rastet e përmendura do të informojë akterët përkatës kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *