Shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie strategjike për NATO-n dhe kërkohet përkushtim i vazhdueshëm për sigurinë dhe stabilitetin e këtij rajoni, është thënë të martën në ditën e parë të samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

“Ne do të vazhdojmë ta përmirësojmë dialogun tonë politik dhe bashkëpunimin praktik, me qëllim të mbështetjes së reformave, të paqes dhe të sigurisë rajonale, dhe kundër ndikimeve keqdashëse, përfshirë dezinformimin, kërcënimet hibride dhe kibernetike, që paraqesin aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë”, thanë liderët e organizatës më të madhe ushtarake në botë, transmeton REL.

Ata vlerësuan se Ballkani Perëndimor kërkon vëmendje dhe përkushtim të vazhdueshëm nga NATO-ja dhe komuniteti ndërkombëtar për t’u përballur me këto sfida.

Udhëheqësit e NATO-s thanë se mbështesin dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe i ftuan palët që ta shfrytëzojnë momentin dhe të angazhohen në mirëbesim, drejt arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme politike.

Ata, gjithashtu, dënuan dhunën në veri të Kosovës, si dhe “sulmet e paprovokuara ndaj ushtarëve të NATO-s, të cilët pësuan lëndime të rënda”.

“Ne e kemi rritur praninë e trupave të [misionit të NATO-s] KFOR për t’iu përgjigjur tensioneve të përsëritura. Çdo ndryshim në pozicionin e forcave tona në KFOR, do të bëhet në bazë të kushteve”, thuhet në dokumentin e udhëheqësve të NATO-s.

Lexo më shumë këtu

.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *