Udhëheqësit arabë që morën pjesë në një takim të nivelit të lartë në Kajro të shtunën dënuan bombardimet izraelite të Gazës, ndërsa vendet evropiane thanë se civilët duhet të mbrohen.

Por në takim nuk kishte zyrtarë të lartë nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara dhe nuk ka ndonjë marrëveshje për frenimin e dhunës.

Egjipti që e organizoi takimin tha se kishte shpresuar që pjesëmarrësit të bënin thirrje për paqe dhe që të rifillonin përpjekjet për një shtet palestinez.

Por takimi përfundoi pa një deklaratë të përbashkët nga udhëheqësit dhe ministrat e jashtëm, transmeton VOA.

Diplomatët që morën pjesë në bisedime nuk kishin qenë optimistë për ndonjë përparim, ndërsa Izraeli bëhet gati për një ofensivë nga toka në Gazë me synimin e asgjësimit të grupit militant palestinez Hamas që sulmoi qytetet e tij më 7 tetor, duke shkaktoi vdekjen e 1,400 vetëve.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha të shtunën se sulmet ajrore të Izraelit kishin shkaktuar vdekjen e të paktën 4,385 palestinezëve që nga sulmi i Hamasit.

Ndërsa shtetet arabe dhe myslimane kërkuan që t’i jepet menjëherë fund ofensivës së Izraelit, vendet perëndimore shprehën përgjithësisht objektiva më modeste, siç është ndihma humanitare për civilët.

.

Lexo më shumë këtu

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *