Bashkimi Evropian do të zotohet për përshpejtim të procesit të zgjerimit gjatë Samitit në Tiranë që do të mbahet më 6 dhjetor.

Kjo do të jetë një nga porositë e të ashtuquajturës “Deklaratë e Tiranës”, transmeton REL.

Samiti në Tiranë do të jetë i pari midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në territorin e një vendi të rajonit që nuk është në BE.

“Bashkimi Evropian rikonfirmon përkushtimin e plotë dhe të padyshimtë për perspektiven e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe bën ftesë për përshpejtimin e procesit të zgjerimit, bazuar në reformat kredibile nga ana e partnerëve“, thuhet në tekst.

Aty kërkohet nga vendet e rajonit që ta harmonizojnë politikën e tyre të jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së.

Ndonjë vend specifik nuk përmendet, por Serbia është e vetmja në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

“Përderisa thellojmë bashkëpunimin tonë me partnerët, kërkojmë nga ta që të bëjnë përparim të shpejtë dhe domethënës drejt përshtatjes së plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë“, thuhet në tekst.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *