Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës është deklaruar e vendosur që gjatë muajit prill të organizoj grevë të përgjithshme në sektorin e arsimit të cilën e sheh si të ‘pashmangshme’.
Njëjtë si në vitin 2019, Ligji i pagave pritet të jetë shkaku i marrjes së veprimeve sindikale nga SBASHK-u.
Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, ka thënë se greva është e pashmangshme, pasi siç thotë, ende nuk kanë marrë sinjale pozitive nga institucionet qendrore për kërkesat e tyre sa i përket rritjes së koeficientit në Ligjin e ri të pagave.
“Më 2 prill Kongresi do të marrë vendime meritore, të cilat unë si kryetar apo kushdo që vjen në vend timin bashkë me stafin qendror është obliguar t’i realizojë dhe nga fillimi i prillit, pas pushimit pranveror që është atëherë, do të kemi një grevë gjenerale në tërë sektorin e arsimit”, ka thënë Jasharaj, transmeton KOHA.
Kryesindikalisti i arsimit thotë se i vjen keq që me këtë veprim do të pësojnë nxënësit, mirëpo ai e arsyeton, duke thënë se përgjegjësia për këtë u takon institucioneve qendrore që nuk po i përfillin kërkesat e tyre.
Lexo më shumë këtu