Greva në arsim është pezulluar deri në janar të vitit 2023.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta dijë se greva nuk po përmbyllet.

Uroj që Qeveria të marrë mësim të qartë dhe të mos e marrë si deklarim për fitore sepse nuk ka fituar askush”, ka thënë Jasharaj, transmeton Dukagjini.

Greva e fundit në arsim filloi më 25 gusht dhe tashmë gjendet në javën e pestë të saj, deria të hënën pritet rikthimi i nxënësve në shkolla.

Në këtë grevë, grevistët kërkuan shumën prej 100 eurosh deri në miratimin e Ligjit të Pagave, duke mos e pranuar ndihmën prej 50 eurosh në kuadër të pakos së përballjes së inflacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *