Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, u ka bërë thirrje aleatëve përbrenda Bashkimit Evropian që të “rrisin përpjekjet” në ndihmë të Ukrainës.

“Dërgesat e armëve për Ukrainën, të planifikuara nga shumica e vendeve anëtare të BE-së tani, janë shumë të vogla… unë u bëj thirrje aleatëve tanë në Bashkimin Evropian që gjithashtu t’i rrisin përpjekjet e tyre për Ukrainën”, tha Scholz.

Kancelarti gjerman u shpreh kështu  të hënën në Berlin gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Gjermania është mbështetësja e dytë më e madh ushtarake e Ukrainës, pas Shteteve të Bashkuara.

Ukraina ka paralajmëruar që lufta dhe financat e saj publike do të jenë në rrezik të madh, nëse do të ndalen ndihmat prej Perëndimit.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *