Të mërkurën është paralajmëruar të mbahet seanca dëgjimore e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendsoje për të interpretuar kushtetutshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi në formimin e qeverisë aktuale të drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti.

Dyshimet e shfaqura nga LVV-ja, rreth votës së Arifit, pritet të marrin përgjigje nga Kushtetuesja gjatë ditës së nesërme. Zyrtarë nga ky insitucion i kanë thënë Gazetës Express e seanca do të filloj në ora 10:00.

Ndërkohë, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka treguar se çfarë do të ndodh nëse shpallet e pavlefshme vota e deputetit Arifi.

“Kurti kthehet në pozitën ku ishte në fillim. Do të thotë zgjedh se a do t’i dërgojë letrat famoze përsëri u.d. presidentit,” ka thënë Hasani për televizionin T7.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *