Qasja e Administratës Trump në dialogun Kosovë-Serbi, për opinionistin Dardan Sejdiu, nuk duket se do të jetë e durueshme.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se nga ne kërkohet që të punohet më shumë, e sa më pak të bëhen vlerësime e gjykime për shtetarët amerikanë.

“Me problemet që po ndodhin nëpër botë, a do ta kenë durimin (administrata Trump, shën.red.) të kalojnë nëpër këtë momentin e këtyre dy liderëve të Ballkanit për nevojën për të qenë të rëndësishëm në skenën globale?

Nuk duket që do të ketë durim të tillë, dhe kjo kërkon prej nesh shumë më shumë punë, e shumë më pak rima e vlerësime e gjykime të amerikanëve”, deklaroi Sejdiu.(klankosova.tv)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *