Qeveria e Kosovës nuk është transparente dhe i mungon platforma për dialog me Serbinë, ka deklaruar deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.
“Nuk e dimë se cila është platforma politike e dialogut të kësaj qeverie se cila është strategjia për këtë qeveri”, ka deklaruar Selmanaj.
Ai thotë se në Kuvenin e Kosovës “nuk diskutohet fare” në lidhje me procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë.
“Kjo qasje e kësaj Qeverie mungesë totale transparence, mungesë totale të platformës për dialog. Kjo është një qasje e frikshme. A ndërkohë kemi momentum të rëndësishëm që të japë epilog kësaj çështje”, ka thënë Selmanaj për Ekonomia Online.
Ndërkohë, Shefja e Grupit të Deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se fokusi kryesor i palës kosovare është arritja e marrëveshjes përfundimtare me njohje në qendër.
Lexo më shumë këtu