Rusia ka vazhduar të dërgoj ndihma mjekësore në Serbi, derisa përhapja e koronavirusit po rrit numrin e viktimave në vendin ballkanik.
Gjatë ditës së shtunë, në Beograd ka arritur edhe aeroplani i njëmbëdhjetë me pajisjet mjekësore.
”Të premten, ndihma ka arritur me gjashtë avionë, ndërsa gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, në Aeroportin e Batajnicës kanë ateruar edhe pesë aeroplanë”, thuhet në njoftim, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Serbia ka aktualisht 1,476 njerëz të inefektuar me koronavirus, ndërsa 44 persona kanë humbur jetën.