Gazeta ‘Danas’ shkruan pasi zv.kryeministri Serb Vulin ofendoj rënd raportuesin për Serbinë në Parlamentin Evropian, eurodeputetin Kroat Tonino Picula.

Çfarë mendojnë disa nga bashkëbiseduesit e ‘Danas-it’ për faktin që ai e quajti atë (T.Picula) “plehër ustash”?

Sa është e frikshme fakti që zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin e quan “plehër ustash” raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula!?

Kjo ndodhi pasi z.Picula gjatë fjalimit në Parlamentin Evropian duke iu shprehur ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave të tragjedisë në Novi Sad raportoj se në Serbi po vazhdojnë protesta të vazhdueshme nga qytetarët të cilët kërkojnë që dikush të jep përgjegjësi për ato vdekje, dikush të arrestohet dhe të ndiqet penalisht.

Pra është e qartë për çdo vëzhgues të arsyeshëm të situatës dhe madje edhe për një person pjesërisht të informuar se sa e tmerrshme është një thirrje e tillë!

Gjithashtu një deklaratë e tillë e Vulin-it nuk duket aspak befasuese dhe skandaloze në hapësirën publike të Serbisë, sepse ky bashkëpunëtor i ngushtë i Aleksandër Vuçiqit,ish-ministër i Policisë, Mbrojtjes dhe ish-shef i BIA për vite me rradh ka një numër të madh të deklaratave ofenduese për qytetarët e Kroacisë, Kosovës, Bosnjës…. aq sa nuk dihet më numri i tyre.

Duket se në regjimin e Vuçiqit ai (Vulin) mori pikërisht këtë funksion; të shante njerëzit në baza kombëtare dhe fetare si dhe të bashkëpunonte ngushtë e të jetë ndërmjetësi i Serbisë për marrëdhëniet me regjimin e Vladimir Putin.

Me këtë, supozohet se Vuçiq mendon se edhe më tutje mund të vazhdon me politikën e “uljes në dy karrige”, të vazhdon që të jetë i njohur e i pranueshëm si nga BE ashtu edhe nga Vladimir Putin ose më saktë nga opinioni publik vendas që tradicionalisht është pro-rus.(Danas)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *