Sipas të dhënave të Universitetit ‘Johns Hopkins’, të martën në Shtetet e Bashkuara është shënuar shifra më e lartë njëditore me të infektuar nga Covid-19.
Më shumë se 512,000 raste të reja u shënuan duke rritur mesataren javore me mbi mbi 267,000.
Rritja e fundit është nxitur nga një numër rekord i fëmijëve të infektuar dhe të shtruar në spital me COVID-19, transmeton VOA.
Agjencia federale njoftoi të martën se Omicron-i përbënte rreth 59 për qind të të gjitha infeksioneve të reja, një shifër më e ulët se rreth 73 për qind që njoftoi javën e kaluar.
Shtetet e Bashkura radhiten mes disa vendeve që po njoftojnë shifra rekord infeksionesh të reja. Dje Franca njoftoi një rekord të ri njëditor prej rreth 180 mijë rastesh, një nga shifrat më të larta njëditore në mbarë botën që nga fillimi i pandemisë.