Të dhënat nga Johns Hopkins University kanë treguar se gjatë 24 orëve të fundit, në Shtetet e Bashkuara, kanë vdekur 2,108 persona nga koronavirusi.
Kjo është shifra më e madhe e jetëve të humbura që një vend shënon brenda një dite.
Përkundër kësaj, ekspertë nga Shtëpia e Bardhë për luftimin e koronavirusit kanë thënë se shifrat janë duke u nivelizuar.
Deri tani, në SHBA kanë vdekur 18,693 persona, derisa të infektuar janë 500,399.