Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nisur bombardimet ndaj rebelëve Houthi në Jemen.

“Këto sulme janë në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të paprecedente nga (grupi) Houthi kundër anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq, përfshirë përdorimin e raketave balistike kundër anijeve për herë të parë në histori”, ka deklaruar Presidenti amerikan Joe Biden, transmeton VOA.

​Sulmet e filluara të enjten janë përgjigjia e parë ushtarake nga ana e Shteteve të Bashkuara ndaj rebelëve Houthi që kanë sulmuar vazhdimisht me dronë dhe raketa anijet tregtare që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak gjithashtu njoftoi për sulmet ndaj grupit Houthi.

Ai tha se sulmet e groupit Houthi kanë rrezikuar personelin amerikan, marinarët civilë dhe partnerët e Shteteve të Bashkuara, kanë rrezikuar tregtinë dhe kanë kërcënuar lirinë e lundrimit.

Sulmet e koordinuara ushtarake mes SHBA-së dhe Britanisë vjen një javë pasi Shtëpia e Bardhë dhe një numër vendesh partnere paralajmëruan rebelët Houthi se do të përballeshin me kundërpërgjigje ushtarake nëse nuk ndalonin sulmet.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *