Shtetet e Bashkuara synojnë të rrisin prodhimin e vaksinës kundër COVID-19 me më shumë se një miliard doza në vitin 2022.
Njoftimi i Administratës Biden vjen derisa ligjvënësit amerikanë po shprehin sjqetësim rreth pabarazive në shpërndarjen globale të vaksinave dhe normat e vaksinimit midis vendeve më të pasura dhe atyre më të varfra.
Përpjekja e Shteteve të Bashkuara për vaksinime në mbarë botën – duke dhuruar më shumë se 235 milionë doza vaksinash për mbi 100 vende deri më sot – do të shkojë edhe më tej me njoftimin që u bë të mërkurën.
Njoftimi i kësaj jave vjen pas një presioni në rritje mbi administratën Biden për të shtuar përpjekjet, transmeton VOA.
Edhe ligjvënësit demokratë po kërkojnë të dijnë përse Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë më shumë për të mbyllur hendekun e vaksinave mes vendeve të pasura dhe të varfra.
Lexo më shumë këtu