Në kohën kur kërcënimi ushtarak nga Kina ndaj Tajvanit po rritet, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur që t’i shesin këtij të fundit sistem raketash kundërtank.
Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi njw vendim qw mundwson t’i shiten Tajvanit ky sistem dhe të gjitha pajisjet e lidhura me të, qw do të kushtonin rreth 180 milionë dollarë.
Njoftimi tregoi se Tajvani do të blinte versionin nga automjetet. Shumë ekspertë besojnë se Tajvanit i duhet më shumë angazhim për të penguar ose zmbrapsur një pushtim të mundshëm kinez, transmeton REL.
Ditë më parë Kina dërgoi 71 avionë dhe shtatë anije në drejtim të Tajvanit në një shfaqje 24 orëshe të forcës drejtuar ishullit të vetëqeverisur që Kina pretendon se është territori i saj, tha të hënën Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit.