Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti kinez Xi Jinping janë takuar të mërkurën në kompleksin historik Filoli, në San Françisko, në vizitën e parë në gjashtë vitet e fundit që Xi i bënë Shteteve të Bashkuara.
Takimi po shihet si një sprovë nëse Xi dhe Biden mund ta ngadalësojnë rënien e marrëdhënieve mes dy vendeve në kwtw kohw tw turbulence të rënda globale.
Në fjalimet e tyre hapwse, si presidenti Joe Biden ashtu edhe presidenti kinez Xi Jinping iu referuan marrëdhënies së tyre të gjatë, të kultivuar kur ata të dy ishin nënkryetarë.
“Ne e kemi njohur njëri-tjetrin për një kohë të gjatë,” tha Biden, duke thënë se ndërsa ata nuk janë gjithmonë dakord – “gjë që nuk do të befasonte askënd” – takimet e tyre kanë qenë gjithmonë “të sinqerta, të drejtpërdrejta dhe të dobishme”.
Edhe Xi rikujtoi momente nga e kaluara.
“Duke ardhur këtu, mendoj për udhëtimin tuaj në Kinë kur isha nënkryetar i Kinës. Ne patëm një takim. Ishte 12 vjet më parë”, tha ai. “Unë ende i mbaj mend shumë gjallërisht ndërveprimet tona dhe kjo gjithmonë më bwnw tw mendoj shumw”, ka thwnw presidenti kinez, transmeton CNN.
Presidenti Biden tha se është thelbësore që ai dhe homologu i tij kinez të kenë një mirëkuptim të sinqertë për njëri-tjetrin në fillim të samitit për Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, APEC, që po mbahet në Kalifornia.
.
.