Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, është një ndër personat ndaj të cilëve janë vendosur sanksionet e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj zyrtarëve dhe biznesmenëve nga Ballkani Perëndimor.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha në një konferencë virtuale audio për shtyp, se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor të realizojnë potencialin e tyre të plotë ekonomik dhe demokratik, duke luftuar korrupsionin endemik.

Sanksionet e Departamentit të Thesarit kanë shënjestëruar edhe ish-deputetin Aqif Rakipi dhe biznesmenin Ylli Ndroqi nga Shqipëria, transmeton VOA.

Departamenti i Thesarit tha se krimi i organizuar mbetet një kërcënim i rëndësishëm në Shqipëri.

“Aktorët kriminalë mbeten me ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të kanalizuar mbështetjen për kandidatët e preferuar”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.

“Aqif Rakipi është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, i cili ka një ndikim dëmtues dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri”, thotë Departamenti i Thesarit.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *