Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndajnë 800 mijë euro për punimet në riparimin e Kalasë së Krujës e cila është dëmtuar nga dridhjet e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka konfrimuar ndihmën pas takimit me Ministren shqiptare të Kulturës, Elva Margariti.
“Takova Ministren për të konfirmuar që SHBA do të ndajnë 800 mijë dollarë për riparimet e dëmeve nga tërmeti në Kalajën e Krujës, si dhe në pjesët historike në Durrës dhe Preze.” ka shkruar ambasadorja amerikane.