Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndajnë miliona dollarë ndihmë ushtarake për aleatët në Evropë, përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në njoftimin e Misionit amerikan në Nato bëhet e ditur për ndihmën përmes investimeve afatgjate për aleatët, ku përfshihet Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, por jo edhe Serbia.
Nuk dihet ende se sa para do të marrin vendet e Ballkanit Perëndimor.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të ndihmojë modernizimin e Ushtrisë së Malit të Zi dhe forcimin e kapaciteteve të saj me 23 milionë dollarë shtesë, tha Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.
Nga Departamenti amerikan i Shtetit thanë se ndihma qw i ndahet edhe Ukrainës, tregon përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara “për të ardhmen e Ukrainës si një shtet demokratik, sovran dhe i pavarur, si dhe për sigurinë e aleatëve dhe të partnerëve në të gjithë rajonin”.
Lexo më shumë këtu