Sekretari amerikan Antony Blinken ka uruar Serbinë në shënimin e 140 vjetorit të lidhjeve diplomatike mes dy shteteve.
“Jemi të lumtur të shënojmë 140 vite të marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë. Dy vendet tona ndajnë histori të mbushur me miqësi dhe lidhje të thella kulturore.”
Blinken është shprehur optimist që e ardhmja do të sjell partneritet edhe më të fortë mes dy vendeve.
“Presim të ndërtojmë partneritet edhe më të fortë gjatë 140 viteve të ardhshme,” ka shkruar Blinken në Twitter.