Uashingtoni njoftoi të enjten se në koordinim me aleatët dhe vendet partnerë, ka vendosur sanksione të reja që kanë si objektiv elitën ruse, e cila vazhdon të mbështesë Presidentin Putin, pavarësisht sulmit brutal të tij ndaj Ukrainës.

Departamenti i Thesarit tha se këta individë janë pasuruar në kurriz të popullit rus dhe se anëtarë të familjeve të tyre janë vendosur në poste të larta në Rusi, transmeton VOA.

Të tjerë drejtojnë kompani të mëdha ruse dhe janë përgjegjës për sigurimin e burimeve të nevojshme për të mbështetur sulmin që Vladimir Putin po kryen ndaj Ukrainës.

Personat dhe kompanitë e sanksionuara

• Nikolai Tokarev (bashkëshortja e tij Galina, vajza Mayya dhe dy kompanitë e tij të mëdha të pasurive të patundshme).

• Boris Rotenberg (bashkëshortja e tij Karina dhe djemtë e tij Roman dhe Boris)

• Arkady Rotenberg (djemtë e tij Pavel dhe Igor dhe vajza Liliya)

• Sergei Chemezov (bashkëshortja e tij Yekaterina, djali i tij Stanislav dhe vajza e tij Anastasiya).

• Igor Shuvalov (pesë kompanitë e tij, bashkëshortja e tij Olga, djali i tij Evgeny dhe kompania e tij, si dhe vajza e tij Maria dhe një kompani e saj).

• Yevgeniy Prigozhin (tre kompanitë e tij, bashkëshortja Polina, vajza Lyubov dhe djali i tij Pavel).

• Dmitry Peskov, sekretari i Shtypit i Presidentit Putin.

• Alisher Usmanov (superjahti i tij, një nga më të mëdhenjtë në botë si dhe avioni i tij privat).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *