Në Shqipëri ka përfunduar afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
Ndryshe nga katër vite më parë, në listat e dy partive më të mëdha në vend janë vërejtur ndryshime të mëdha.
Siç transmeton Zëri i Amerikës, demokratët i janë përmbajtur përgjithësisht një rreshtimi që ka për bazë fuqinë elektorale të secilit kandidat, socialistët kanë zgjedhur të kundërtën, duke vënë në pjesën fundore të pjesës së sigurt emrat e drejtuesve politikë të qarqeve.
“Eshtë krejt e pakuptimtë që udhëheqja të rrijë në krye, në vendet e para të listave, që në fakt nuk është të rrish në krye të betejës”, deklaroi para fillimit të mbledhjes së kryesisë, kryetari socialist Edi Rama, i cili vetë do të jetë në dy lista, si në Vlorë edhe në Durrës, në vendin e 8, që përfaqëson dhe objektivin bazë të mandateve që socialistët synojnë në këto dy qarqe.
Në krahun tjetër edhe zoti Basha ka ndërmarrë ndryshime të forta duke lënë jashtë gjithashtu emra të njohur, ndërsa të tjerë, sikundër dhe në rastin e socialistëve, janë zbritur në zonat jo të sigurta të listave.
Lexo më shumë këtu