Shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë zhvilluar një aksion simbolik para stacionit policor si dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc.

Lidhur me këtë aksion ka dhënë detaje përmes një postimi në Facebook, ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, transmeton Klankosova.tv.
“Shqiptarët i shihni me lupë ndërsa për serbët i mbyllni sytë!Për një koment në facebook një shqiptar nga Bujanoci u dënua me qindra mijëra dinarë dhe me një muaj paraburgim, ndërsa ky standard nuk vlejti kur një serb kërkoj zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH”.
“Shqiptari u dënua me pretekstin e Intolerancës kombëtare, ndërsa ky standard nuk vlejti për zyrtaren policore nga Medvegja e cila na quajti minjë. Prandaj, Alo Policia, Alo Prokuroria ishte thirrja jonë sot!”, shkruan ai në Facebook, transmeton Klankosova.tv