Raporti i Komunës së Prishtinës për vitin 2020 shpërfaq një performancë të dobët në realizimin e projekteve dhe shpenzimin e buxhetit.

Shumë projekte kapitale për kryeqytetin ende kanë mbetur në letër. As vitin e kaluar nuk është realizuar ndërtimi i tregut të ri.

Në vitin 2020, Prishtina ka shpenzuar pak nga buxheti i ndarë për investime kapitale. Vetëm 32.91% e buxhetit të paraparë për këtë kategori është ekzekutuar dhe kjo paraqet një rënie prej 12.87 për qind krahasuar me vitin 2019, transmeton Koha.net.

Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm nga buxheti i paraparë prej 536 mijë eurosh ka shpenzuar vetëm mbi 2 mijë euro.

Drejtoria e Planifikimit Urban nga buxheti i paparë prej 222 mijë eurosh ka shpenzuar vetëm 48,390 euro.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *