Spanja ka lejuar që disa kategori të punëtorëve t’i kthehen punës.

Për shkak të rënies në ekonomi, qeveria spanjolle ka vendosur që punëtorët në fabrika, ndërtimtari dhe në disa shërbime, të kthehen në vendet e punës por duke u përmbajtur udhëzimeve të rrepta për mbrojtje ndaj epidemisë.

Deri më tani, 17,489 persona kanë vdekur në Spanjë nga Covid-19, por ditëve të fundit shifrat e viktimave kanë pësuar rënie.

Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për 517 të vdekur, shifër kjo më e ulët se një ditë më parë kur ishte 619.

Gjithashtu, edhe numri i të infektuarve vazhdon të bjerë, derisa në total janë 169,496.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *