Moti i mirë dhe rënia e çmimeve në berzat ndërkombëtare kanë ndikuar që furnizimi me energji elektrike të stabilizohet në fillim të vitit të ri.

Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala, ka thënë për Kallxo.com se ky ndryshim ka ardhur për shkak të motit të mirë dhe uljes së qmimeve, por që ka ndikuar edhe një faktor tjetër.

“E treta, janë edhe 20 milionë euro që janë ndarë për sistemin që po japin efektin e vet”, ka deklaruar Buzhala.

Ai ka thënë se tani për tani nuk parashihet përkeqësim i situatës me furnizim.

Sipas bursës hungareze të energjisë, HUPX Hungarian Spot Index për javën prej 2 deri më 6 janar, çmimi më i lartë i energjisë që ka kushtur 201 euro e 66 centë për megavat ka qenë më 5 janar 2022.

Më 2 janar 2022 ka qenë çmimi më i ulët i energjisë elektrike në bursën ndërkombëtare: një mëgavat ka kushtuar 126 euro e 63 centë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *