Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të priten në takime në Bruksel nga shefi i Nato-s, Jens Stoltenberg.
Takimet do të ndodhin më 17 gusht, një ditë para se Kurti dhe Vuçiq të zhvillojnë raundin e ri të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Sipas njoftimit për media nga aleanca ushtarake e NATO-s, Stoltenbergu fillimisht do të takohet me Vuçiqin dhe më pas me Kurtin, transmeton KOHA.
Takimi mbahet disa javë pas tensioneve në veri të Kosovës kur serbët lokalë bllokuan rrugët në Jarinjë dhe Bërnjak duke kundërshtuar vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet.