Shtimi i trupave të NATO-s në Kosovë përmes misionit të KFOR-it është një hap i rëndësishëm, ka deklaruar Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Kemi parë rritje të re të tensioneve atje, prandaj është e rëndësishme që NATO-ja ka rritur praninë e saj në Kosovë”, tha Stoltenberg të mërkurën, transmeton REL.
Më 6 tetor, NATO-ja njoftoi se 200 ushtarë britanikë mbërritën në Kosovë, të cilët iu bashkuan kontingjentit britanik prej 400 ushtarësh të ndodhej tashmë në Kosovë. Më 6 tetor, Gjermania tha se do t’i dërgojë rreth 150 ushtarë në Kosovë, në prill të vitit të ardhshëm.
Vendimi i NATO-s për shtimin e trupave paqeruajtëse në Kosovë erdhi rreth dy javë pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në luftimet që pasuan pastaj në manastirin e fshatit u vranë tre sulmues serbë.
.
.