Stormzy ka lëshuar për publikun remiksin e këngës “Hide & Seek” të punuar bashkë me grupin FLO.
Më herët gjatë javës, përmes rrjeteve sociale ishte bërë i ditur bashkëpunimi i reperit me treshen e zhanrit RnB.
FLO kanë bërë të ditur se ky është bashkëpunimi i parë në një single dhe që janë ndjerë shumë krenarë.
Në verzionin origjinal të këngës, përfshirë në albumin This Is What I Mean, janë të përfshirë vokalët e këngëtarëve nigerian Oxlade, Ayanna dhe Teni.