Një burrë i moshës rreth 59-veçare, në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci” në Ferizaj, në rrethana ende të pasqaruara ka therur me thikë katër persona kalimtarë të rastit , dy femra (të moshave nën 18 vjeçe) dhe dy meshkuj (të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare).

Të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, dy persona janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ekipe të shumta të policisë, përfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Riza Matoshi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura”, tha Veseli për Klankosova.tv.

“Fëmiu 10-vjeçar është në gjendje më të rëndë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme në Qendrën Emergjente, ndërkaq më vonë është futur në sallën e operacionit. Gjatë kohës së intervenimit dhe gati para përfundimit, gjendja është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla për “Lajmet Qendrore” të RTK-së.

Ai ka dhënë detaje edhe për dy viktimat e tjera të shtrira në QKUK.“Për dy rastet e tjera kanë qenë në gjendje stabile. Njëri është trajtuar në gjendjen emergjente dhe është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale, ndërkaq tjetri është në observim në Qendrën Emergjente, ku mund të them se gjendja e tij është duke u keqësuar, ku sipas të gjitha gjasave do të paraqitet nevoja për sallë të operacionit”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka shprehur mirënjohje për stafin e QKUK-së për intervenimin e shpejtë. (klankosova.tv & gazetaexpress.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *