Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se Vladimir Putin nuk do paqe me Ukrainën dhe se nuk është gati të negociojë me të.
![](https://independentmedianetwork.net/wp-content/uploads/2024/11/1000005139-1024x576.jpg)
Kjo deklaratë vjen pas breshërisë së sulmeve ajrore ndaj Ukrainës.
“Pas kësaj ofensive, një nga më intensivet që nga fillimi i konfliktit, besoj se është e qartë se synimet e presidentit Putin janë të intensifikojë luftimet” , deklaroi Emmanuel Macron në Buenos Aires.
“Nëse ne duhet të dimë se cilat janë qëllimet e Putin, çfarë ka bërë ai në terren, le të jenë të qarta: çfarëdo që të jenë deklaratat e tij, ai nuk dëshiron paqe dhe nuk është i gatshëm ta negociojë atë”, shtoi ai.(abcnews.al)