Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit me raketa të kryer në martën në territorin e Polonisë në afërsi me kufirin e Ukrainës ku mbetën të vdekur dy persona.

Deri tani nuk është konfirmuar se kush është shkaktar i këtij sulmi, derisa dyshohet se sulmi mund të jetë i kryer nga Rusia.

“Ngushëllimet e mia Republikës së Polonisë pas vrasjes së dy civilëve afër kufirit polako-ukrainas në kohën kur Rusia po kryente sulmin me raketa në territorin ukrainas. I bashkohem botës demokratike për të dënuar krimet ruse të luftës dhe bëjë thirrje për një hetim të plotë mbi sulmin”, ka shkruar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *