Shkrimtari Salman Rushdie është therrur me thikë nga një person derisa po përgatitej të mbante ligjeratë në një institucion edukativ në New York.
Policia ka konfrimuar se shkrimtari është therrur në qafë, derisa ndihma e parë i është dhënë në skenë dhe më pas është dërguar në spital përmes helikopterit.
Sulmi ka ndodhur në Chautauqua Institution, qendër kjo edukative dhe e arteve.
Rushdie vazhdimisht është përballur me kritika dhe kërcënime me vdekje pas publikimit të librit Vargjet Satanike më 1988.
Policia e New Yorkut ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për sulm, derisa për gjendjen e shkrimtarit nuk kanë dhënë informata shtesë.