Partia Demokratike e Kosovës kërkon rol të drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Këtë qëndrim e ka bërë të ditur drejtuesi i PDK-së Enver Hoxhaj gjatë qakimit me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Mathew Palmer.
“Kryetari Hoxhaj ka sqaruar pozicionin e PDK-së në raport me zhvillimet politike, dhe ka kërkuar një rol më të madh dhe të drejtpërdrejt të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës në dialog si partner strategjik i Kosovës”, thuhet në njoftimin e PDK-së, transmeton Koha.net.
Palmer po qëndron në vizitë në Kosovë në të njëjtën kohë kur vendin po e viziton edhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.