Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shohin drejt të ardhmes pa kufij në Bashkimin Evropian, dhe jo të ketë ndryshim të kufijve.
Ky ka qenë qëndrimi i përbashkët i Presidentit të Sllovenisë Borut Pahor dhe Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.
“E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve por heqja e tyre si në vetë Bashkimin Europian, nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë rajonal dhe të distancimit nga e kaluara e hidhur”, ka shkruar Meta në Facebook pas takimit me Pahor.
Ai ka njoftuar se me homologun e tij slloven ndajnë qëndrimin e njëjtë se qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me BE-në.