Mbrëmjen e së hënës, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar takim të përbashkët me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Kryeparlamentarin Glaik Konjufca.

Në takim ka qenë e pranishme edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Dy ditë më parë, zyrtarët e Listës Serbe dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Njëjtë vepruan edhe zyrtarët policorë serbë në veri të vendit.

Këto largime ndodhën pasi Qeveria e Kosovës nisi zbatimin e planit prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia në ato RKS – Republika e Kosovës.

Pas takimit të së hënës, Zyra e Presidentes ka njoftuar se në këtë takim është biseduar për qështjen e sigurisë dhe zbatimit të ligjit në vend.

“Gjatë këtij takimi është theksuar përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët përmes zbatimit të rendit dhe ligjit në koordinim të plotë me shtetet aleate dhe mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftim, transmeton KOHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *