Një studim i kryer në Afrikën e Jugut ka treguar se personar e infektuar me variantin Omicron rezultojnë të kenë më shumë imunitet kundër variantit Delta.
Studimi është bërë nga Instituti për Kërkimeve Shëndetësore të Afrikës me qendër në Durban, dhe përfshiu 33 persona të vaksinuar dhe të pavaksinuar.
Siç transmeton VOA, shkencëtarët zbuluan se imuniteti ndaj një ekspozimi të mëtejshëm ndaj Omicronit u rrit 14 herë rreth dy javë pas infeksionit, ndërsa zbuluan gjithashtu se imuniteti kundër variantit Delta u përmirësua 4.4 herë.
Shkencëtarët thonë se imuniteti u rrit veçanërisht tek ata persona që nuk ishin të vaksinuar. Studimi, i cili nuk është rishikuar nga ekspertët e shëndetësisë, është dorëzuar në revistën mjekësore MedRxiv.